U largua para 5 ditëve nga banesa, qytetarja telefonon live e gjen pa djenja në rrugë

11 Mars 2022, 06:53

Asim Picarit humbi gjurmët më 5 mars të këtij viti nga Vora, por falë emisionit ’Pa Gjurmë’ gjendet 45-vjeçari. Falë fotos që mbërriti në adresë të programit nga njw dëshmitare, gjatë transmetimit live 45-vjeçari u gjet në zonën e Babrrusë në Tiranë. Puntatën e kësaj të enjte sapo në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV u bë publike humbja e Asim Picarit nga Vora ishte i menjëhershëm reagimi qytetar. Brenda një ore transmetim live falë fotos, që mbërriti në adresë të programit u bë e mundur gjetja e 45-vjeçarit në zonën e Babrrusë në Tiranë. Me shfaqjen e imazhit të një personi në pozicionin e krrusur, nëna Sulltane dhe e motra Elisabeta të ftuara në studio me lot në sy konfirmuan se ishte Asim Picari, i cili rezultonte i humbur mesditën e 5 marsit. 45-vjecari, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ishte konfliktuar me familjarët dhe në grindje e sipër ata kishin njofuar policinë. Këta të fundit kishin shoqëruar autoambulancën e cila do të dërgonte Asimin drejt Spitalit Psikiatrik. Por dy ditë më pas, kur familjarët janë paraqitur në spital për të mësuar për gjendjen shëndetësore të Asim Pacarit bluzat e bardha u kanë pohuar se nuk rezultonte asnjë pacient i regjistruar me këtë emër. Nëna akuzon se djali i saj u la në mes të rrugës nga Policia.