Një postim i nutricionistit Altin Joka ditën e djeshme ndezi rrjetin. Joka shkruante: “A mund t’a pijmë urinën tonë? A mund ta përdorim si ilaç? Terapia e urinës e harruar nga protokollet më efektive! Këtu është një terapi e diskutueshme për ju, shumica nga ju ngren vetullat me neveri në qoftë se unë do ju them se mund të përdoret. Por dikur ka qenë një protokoll mjekësor terapia e urinës. Ndryshe nga ajo që mund të mendoni, terapia e urinës nuk është një protokoll alternativ, përkundrazi është një protokoll mjekësor farmaceutik” shprehet nutricionisti i mjekësisë holistike.
E në fakt të parët tanë dhe gjyshet tona e përdornin shpesh për problemet inflamatore të lëkurës, sytë, dhimbjet e veshit, alergjinë, verdhëzën, etj. Por, a është me të vërtetë sterile urina, çfarë mikroelementesh përmban ajo? Në çfarë sëmundjesh apo problemesh imunitare të organizmit rekomandohet? Kur thuhet se mund të pihet, çfarë nënkupton dhe si realizohet kjo?