Me nutricionistin e mjekësisë holistike Altin Joka flasim për kolagjenin, çfarë është ai, cilët janë faktorët që ndikojnë në pakësimin e prodhimit të kolagjenit në trup dhe cilat janë ushqimet dhe mënyrat e zëvendësimit të kolagjenit në trupin tonë.
Flitet shumë për kolagjenin, por jo të gjithë e dinë se çfarë është dhe çfarë roli luan në organizëm? Çfarë është kolagjeni ekzaktësisht dhe si mund të ndikojë në jetën dhe shëndetin tonë? Pse kolagjeni bie pas moshës 20 vjeçare, cilët janë faktorët që ndikojnë në uljen e tij? A ka mënyra zëvendësimi natyral të kolagjenit në trup? Po suplementet me kolagjen a janë një zëvendësues i mirë? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti i njohur Altin Joka, i cili na tregon një sërë ushqimesh që ndihmojnë në rritjen e prodhimit të kolagjenit në trupin tonë.