Veliaj: Berishën dhe Metën i kanë braktisur të gjithë, edhe artistët, edhe demokratët! Sot nuk diskutojmë për dy parti, por të ecim përpara apo ta çojmë vendin mbrapa

5 Maj 2023, 20:54

Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj gjatë takimit me banorët e Njësive 1, 2 dhe 3 në kryeqytet, ftoi demokratët që të mendojnë për familjet e tyre dhe të bashkohen me ata që bëjnë vetëm punë dhe e çojnë vendin përpara. Ai tha se tashmë demokratët e kanë kuptuar që nuk duhet të shqetësohen për hallin e Saliut ‘non-grata’ dhe të Metës, që është fuksi i lagjes.