Veliaj dhe kreu i bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim vizitojnë Piramidën: Pikë turistike për Tiranën, në vjeshtë nisin kurset për fëmijët dhe të rinjtë

22 Maj 2023, 14:12

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe kreu i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, vizituan sot Piramidën e Tiranës, e cila pas përfundimit të punimeve së jashtme dhe të brendshme në godinë, do të pajiset edhe me mjetet e nevojshme për një qendër teknologjie.