Veliaj inspekton punimet në shkollën ‘17 Shkurti’ në Qesarakë: Gati për vitin e ardhshëm shkollor, do të presë 600 nxënës

14 Maj 2022, 13:43

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar punimet në shkollën e re që po ndërtohet në Qesarakë. Veliaj tha se në vitin e ri shkollor ajo do të presë 600 nxënës dhe pas tërmetit të 2019, sot po ngrihet më e fortë për komunitetin. Kryebashkiaku theksoi se shkolla 9-vjeçare “17 Shkurti” do të jetë gati në kohë.

“Vitet e fundit zona është rritur jashtëzakonisht shumë. Gjithmonë ka qenë nevoja për t’u siguruar që fëmijët të mos bëjnë vara-vingo nëpër shkollat e tjera. Tërmeti, përveç se ishte një fatkeqësi, u kthye në një mundësi. Na dha mundësinë që përveç shkollës 9-vjeçare,të kemi edhe shkollën e mesme që po e bëjmë tek ish Shërbimi Informativ i Ushtrisë, ku terrenet janë edhe më të mëdha”, u shpreh ai.