Veliaj: Jo më abone të shitura në rrugë, operatorët të mos nxisin informalitetin

25 Tetor 2021, 15:06

Erion Veliaj kërkoi edhe formalizmin të shitjes së aboneve që ato të mos shiten më dorazi. Ai akuzoi operatorët si përgjegjës të këtij tregu të si tek ish dollari dhe u kërkoi atyre se nëse nuk ka transparencë nuk do të ketë dot as zgjidhje, pasi paratë që do të hidhen do të shkojnë vetën në mbylljen e një plage, por jo për zgjidhjen  përfundimtare të problemit.

“Ne vazhdojmë të shesim abone ende nën dorë dhe kjo është informalitet dhe janë vetë operatorët që jua japin atyre. Para kjo zgjidhet me teknologji, paguan me celular, GPS dhe barcod do të shmangin abuzimet dhe do të forcojnë besimin. Përndryshe ne do të hedhim para për të mbyllur një plagë që më pas do të hedh metastaza në vitet në vijim. Abonetë e kategorive sociale dhe studentët duhet të subvencionohen nga ministritë përkatëse, të cilat edhe ata nuk e kanë bërë këtë detyrë”, tha Veliaj.