Veliaj me administratorët e shkollave për porositë e fundit: E nisim vitin arsimor 20 shkolla, kopshte dhe çerdhe të reja! Këtë trend do mbajmë çdo vit

7 Shtator 2022, 14:23 | Përditesimi i fundit: 2022-09-07 18:47:20

Në prag të nisjes së vitit të ri arsimor 2022-2023, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e shkollave në kryeqytet, të cilëve u dha porositë e fundit para hapjes së vitit të ri shkollor. Veliaj tha se Tirana, si asnjëherë më parë në infrastrukturën shkollore, është në një hap me rritjen e kryeqytetit, ku vetëm vitin e fundit janë hapur 20 shkolla të reja, ndërsa siguroi se ky ritëm do të vijojë edhe në vitet e ardhshme.