Veliaj me Sekretarin e Shtetit gjerman, Niels Annen: Në vjeshtë nis zbatimi i sistemit të transportit publik të shpejtë

10 Qershor 2023, 14:03

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti ne takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, Niels Annen. Ai falenderoi zyrtarin e qeverisë gjermane për mbështetjen ndaj Bashkisë së Tiranës për një prej projekteve të rëndësishme, si ai i transportit publik.