Veliaj në shtëpinë e rindërtuar: Kemi zgjedhur të merremi me punë, jo me llogje! Së shpejti ndërtojmë tregun më të madh Agro-Ushqimor në Farkë

27 Dhjetor 2021, 14:49

Rindërtimi i shtëpive dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti vijon edhe këto ditë të fundit të vitit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në shtëpinë e re të Islam Dervishit në Farkë, e cila u dëmtua nga tërmeti i nëntorit 2019 dhe sot është rindërtuar më e madhe dhe më e fortë.