Veliaj: Pas autobusëve të Unazës së Re, do i hiqet licensa një kompanie pastrimi në kryeqytet! Do i kalojë 'Eco Tiranës'

17 Shtator 2021, 13:12 | Përditesimi i fundit: 2021-09-17 14:28:42

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se do i hiqet licenca një prej kompanive që bën pastrimin në një prej njësive administrative ku menaxhimi i mbetjeve linte shumë për të dëshiruar. 

“Siç mora një vendim të vështirë, por të drejtë për heqjen e licencës së një linje autobusi, po përgatitem për të marrë një vendim tjetër këtë javë, prapë për heqje licence, por tani të një operatori pastrimi. Ajo zonë, që ka qenë një nga zonat më problematike dhe ku kemi pasur më shumë vërejtje me atë operator, Loti IV, do t’i kalojë kompanisë publike “Eco Tirana” për të kryer pastrimin aty, sepse kjo histori duhet të marrë fund,” deklaroi ai, duke shtuar se, viti i ri shkollor duhet ta gjejë kryeqytetin në një situatë shumë të rregullt.