Veliaj pret kryebashkiakun e Prishtinës, Përparim Rama: Keni bërë një punë të mrekullueshme, Tirana po zhvillohet me hapa të shpejtë

31 Janar, 13:01 | Përditesimi i fundit: 2024-01-31 14:10:53

Pas ceremonisë kur Tirana mori zyrtarisht Presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, B-40, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në takim kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama. Veliaj theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Tiranës dhe Prishtinës, për të mësuar më shumë dhe për të marrë më të mirën nga njëri-tjetri.