Veliaj pret kryetarin e Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Kosovës: Tirana ka një hapësirë të veçantë për të rinjtë që vijnë nga Kosova

14 Janar 2022, 12:51

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti ditën e sotme kryetarin e Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Kosovës, Adnan Rrustemi, i cili së bashku me zv/kryetarin dhe anëtarët e këtij Komisioni janë në një vizitë pune në vendin tonë. Veliaj përmendi bashkëpunimin në nivel parlamentar dhe lokal mes dy vendeve.