Veliaj takim me qytetarët afganë të strehuar në Qytet Studenti: Duam të ndiheni si në shtëpi, është në nderin e paraardhësve tanë që t’ju ndihmojmë

1 Shtator 2021, 14:48

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe nënkryetarja Anisa Ruseti vizituan sot Qytetin Studenti, aty ku prej 6 ditësh janë strehuar qytetarët e mbërritur nga Afganistani. Me ndihmën e stafit social të Bashkisë së Tiranës, të cilët po punojnë me 3 turne për t’iu gjendur pranë për çdo nevojë, familjet e sistemuara në dy godinat e rikonstruktuara të Qytetit Studenti shprehen mirënjohjen për mikpritjen shqiptare.