Veliaj: Të djathtëve të Kamzës dhe Paskuqanit po u kërkohet të votojnë listën e Ilir Metës, kjo është fyerje për ta! PS e do votën për të vijuar punën për njerëzit

7 Prill 2023, 08:09

Gjatë prezantimit të listës së këshilltarëve bashkiakë në Kamëz, kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës dhe drejtuesi politik i Qarkut, Erion Veliaj, u shpreh se demokratëve po u kërkohet të votojnë listën e Ilir Metës dhe kjo është një fyerje e rëndë për ta.