Veliaj: Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022! Do të jetë viti më fantastik për të rinjtë, krenar për çfarë kemi arritur

7 Korrik 2021, 13:35 | Përditesimi i fundit: 2021-07-07 17:04:36

Në vitin 2022 Tirana do të marrë titullin kryeqyteti Europian i Rinisë, tha kryebashkiaku Erion Veliaj, duke e cilësuar këtë një vlerësim, i cili do të sjellë në qytetin tonë mijëra të rinj nga e gjithë Europa, për të marrë pjesë në mbi një mijë aktivitete rinore.