Vëmendje / Fizioterapistja alarmon: Deri më sot jeni ulur gabim, ja cili është pozicioni i duhur

15 Mars 2023, 13:22

Gjatë emisionit “Rreze Dielli” me fizioterapisten Ledina Nikolla, u ndalëm në një temë mjaft të rëndësishme të përditshmërisë sonë. Qëndrimi ulur për orë të tëra sa  i rrezikshëm është për shëndetin dhe a mund të na çojë në sëmundje të llojeve të ndryshme. Sigurisht më të rrezikuar janë ato që punojnë në zyra dhe qëndrojnë 8 orë të ulur.

Po cilat janë dëmet e shtuara shëndetësore që shkakton qëndrimi ulur në mënyrë të gabuar për një kohë të gjatë? Tani më shumë se kurrë mund të ndjeni dhimbjet e shpinës, të këmbëve apo të shpatullave. Kjo si pasojë e pozicioneve të gabuara të qëndrimit, që për momentin ju bëjnë të ndiheni “rehat”. Kushtojini shumë  vëmendje qëndrimit të trupit, pasi nëse kthehet në zakon ka shumë mundësi të përballeni me shumë problematika shëndetësore. Studimet tregojnë se janë rritur rastet e deformimit të shtyllës kurrizore nga qëndrimi ulur në mënyrën e gabuar.

A ndikojnë llojet e karrigeve dhe cilat janë pozicionet e duhura të qëndrimit ulur për një kohë të gjatë? - ishte fokusi i bisedës në studion e “Rreze Dielli”.