Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 10-16 korrik 2023.
Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë rrezatuese në lidhje me ekonominë. Përgjatë kësaj jave do të merren vendime shumë të rëndësishme të cilat kryesisht do të kenë lidhje me fushën e punës dhe dokumentacionit. Eshtë një periudhë shumë e mbarë në këtë drejtim për të bërë lëvizjet e duhura. Ndërsa sa i takon shenjës me ndikime më favorite planetare, është Shigjetari. I favorizuar si në ekonomi ashtu dhe në një çështje shit-blerje. Mund të themi se është java e Shigjetarit për të stabilizuar çdo problematikë në jetën e tyre, kjo falë ndikimit planetar. Gjithashtu kjo javë do të ofrojë shumë mundësi për të gjitha shenjat e horoskopit, ndaj duhet të tregohen të vëmendshme për të shfrytëzuar në më të mirën e tyre çdo moment.