Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 25 shtator – 1 tetor 2023.
Sipas astrologut Jorgo Pulla, duket se java e fundit e muajit shtator është një javë e rëndësishme ku kërkohet, vëmendje, mund dhe punë! Java fillon me një trekëndësh të Jupiterit me Mërkurin, i cili do të ndikojë tek të gjitha shenjat duke na bërë optimist, na sjell prespektiva shumë të mira për marrëveshje të reja, propozime, njohje, gjithashtu një dhuratë e rëndësishme do të na ofrohet në çështje pune dhe karriere. Përfitimet dhe favorizimin më të madh në këtë ndikim do ta ketë shenja e Demit, Virgjëreshës dhe Bricjapit. Ndërsa ditën e martë kemi Hënën në Ujor, ku fokusi më i madh do të jetë puna, duke na dhënë një mundësi shumë të mirë për të stabilizuar çdo problematikë që mund të kemi në lidhje me të. Më datën 28 shtator duket se Hëna në shenjën e Peshqve kërkon pak vëmendje, do të jetë një ditë me “mjegull”. Kujdes në bisedime! Ditën e premte, më datë 29 shtator, kemi Hënën e plotë të këtij muaji, e cila do të ndikojë në zhvillime lidhur me çështjet ligjore dhe marrëdhëniet shpirtërore. Do të jëtë një kohë ku do të kujtohen trazirat e së shkuarës… Nëse keni probleme me ligjin, probleme konfliktuale në punë apo shoqëri, mundohuni t’i zgjidhni pikërisht këtë javë, pasi ndikimet sidomos pas ditës së premte do të jenë favorizuese në këtë drejtim. Kjo periudhë është shumë e rëndësishme, pasi keni mundësinë për të mbyllur çështje të mëdha.