Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pilaf me pulë i mbështjellë në petë / Patëllxhanë të mbushur në shtrat salce.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për Dhjetorin, muajin e fundit të vitit, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla duket se do të jetë një muaj mjaft dinamik, i cila na jep mundësinë që të stabilizojmë çështjet ekonomike financiare, të zgjidhim problematika, por dhe të reflektojmë se ku kemi gabuar. “Por kujdes, jo çdo gjë që shkëlqen është flori, frenoni vendimet e nxituara!” thekson Pulla. Për disa është muaj stabilizues në çështjet ekonomike financiare, për disa të tjerë mund të ketë disa vështirësi. Përgjatë këtij muaji kemi ndikimin e Mërkurit në retrogradë që qëndron deri më datë 15 dhjetor, dhe gjithashtu kemi ndikimin e Marsit, ndikime të cilat do të na japin mundësinë që ne të zgjedhim mes asaj që është aftagjatë dhe asaj që është e rregullt dhe e drejtë. Jorgo Pulla paralajmëron shenjat e zodiakut të jenë të vëmendshme dhe të kujdesshme në vendime, pasi ndikimet planetare përgjatë Muaji Dhjetor do të kenë rëndësi dhe vazhdimësi deri në prill të 2025.
Natyra jonë na ka falur një tokë të bekuar me larmishmërinë e bimëve mjekësore, të cilat janë 'aleati' më i mirë i njerëzimit për një jetë të shëndetshme. E tillë është dhe dëllinja, një bimë shumë e përhapur në Shqipëri në zonat malore me veti të fuqishme antibakteriale. Kjo bimë është shëruese nga rrënja deri te fruti, por megjithatë, më së shumti përdoren frutat, të cilat vilen në pjesën e dytë të verës e deri në vjeshtën e vonshme. Frutat mund edhe të thahen, dhe kështu mund të përdoren gjatë gjithë vitit. Veçoritë shëruese të dëllinjës njihen që nga lashtësia, ndërsa me siguri keni dëgjuar apo provuar edhe rakinë e famshme të dëllinjës. Frutat e saj më së shumti janë përdorur për problemet në stomak dhe problemet me kanalet urinare, pasi njihet si një nga diuretikët më të mirë natyrorë. Dëllinja e kuqe dhe e zezë zë një vend nderi në mjekësinë alternative, ndaj në rubrikën 'Bima dhe Shëndeti' në 'Rreze Dielli' me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për vlerat e jashtëzakonshme të dëllinjës, për gamën e gjerë të problematikave shëndetësore që kuron dhe si ta përdorim atë kombinuar dhe me produkte të tjera për një rezultat sa më efektik në trajtimin natyral të sëmundjeve.