Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Shkurt 2025 – Receta/ Smile.al, plaforma për projekte sociale/ Hekurosja e këmishës

25 Shkurt, 15:43 | Përditesimi: 25 Shkurt, 15:43

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona të bëra vetë me shije spinaqi / Lulelakër e fërguar në marinadë / Petulla të ëmbla me oriz në tavë. Gjithashtu Albana së bashku me Nikin sollën dhe disa truke dhe këshilla kuzhine.

SMILE.al, është platforma e vetme online, një histori suksesi që mbledh fonde nga publiku për projekte me tematika të ndryshme të karakterit social. Dy nga qindra projektet e kësaj platforme, u prezantuan sot në Rreze Dielli. E para me tematikë: Konservimi i objekteve arkeologjike/ Muzealizimi i koleksionit arkeologjik në Muzeun e Beratit. Arkeologia Iris Pojani tregoi detaje nga ky projekt në bashkëpunim me smile.al, dhe theksoi se do të restaurohen mbi 200 objekte të ndryshme arkeologjike. Ndërsa projekti i dytë i prezantuar nga Oreada Kita, do të realizohet nga "Qendra Jonathan" me titull Fuqizojmë Endrrat, një alternativë me vlerë për mbi 50 fëmijë me nevoja të posaçme/kufizuese. Ky projekt do të ofrojë terapi të specializuar për këta fëmijë, duke i ndihmuar kështu të luajnë, integrohen në shoqëri, të shkojnë në shkollë dhe të realizojnë ëndrrat e tyre!

Hekurosja është një nga punët më të lodhshme për një amvisë. Kur përpiqen ta shmangin krijohet një “mal” me rroba dhe për rrjedhojë merr më shumë kohë. Sidoqoftë, ka gjithmonë këshilla dhe truke, të cilat duhet t’i keni parasysh për ta bërë këtë proces më të lehtë. Këmishat janë një nga veshjet më të vështira për t’u hekurosur. Gjithashtu edhe një nga ato veshje që nuk lejojnë hapësirë për zhubrosje, të paktën nga ana stilistike, pasi i gjithë lezeti mbi to qëndron kur janë të pastra dhe të hekurosura. Për të bërë më të thjeshtë përditshmërinë tonë, ose ditët kur zgjedhim të veshim një këmishë, sipërmarrësja Blerina Gjyriqi nga “Debora’s Clean’, na tregon në Rreze Dielli, se si mund të hekurosim në mënyrën e duhur këmishat dhe për më tepër pa u munduar shumë. Gjithashtu Blerina na tregon dhe si të palosim dysh mëngët e këmishës, për t’u dukur bukur dhe gjithë vetëbesim.

MC/Shqiptarja.com