Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pispili me miell misri, presh, spinaq dhe djathë / Tost kotoletë i shpejtë për mëngjes / Njoki me pana dhe gorgonzola / Supë me mish pule, oriz dhe karrota.
Gjatë emisionit “Rreze Dielli” me fizioterapisten Ledina Nikolla, u ndalëm në një temë mjaft të rëndësishme të përditshmërisë sonë. Qëndrimi ulur për orë të tëra sa i rrezikshëm është për shëndetin dhe a mund të na çojë në sëmundje të llojeve të ndryshme. Sigurisht më të rrezikuar janë ato që punojnë në zyra dhe qëndrojnë 8 orë të ulur. Kushtojini shumë vëmendje qëndrimit të trupit, pasi nëse kthehet në zakon ka shumë mundësi të përballeni me shumë problematika shëndetësore. A ndikojnë llojet e karrigeve dhe cilat janë pozicionet e duhura të qëndrimit ulur për një kohë të gjatë? - ishte fokusi i bisedës në studion e “Rreze Dielli”.
Nga Londra me ish-balerinin dhe koreografin Tomorr Kokona. Vendimi për t’u arratisur nga Shqipëria me 100 dollarë në xhep, libri "Pse artistët bëjnë biznes" dhe ngritja e Akademisë së Artit në ndihmë të fëmijëve nga e gjithë bota. Përgjatë lidhjes skypes në emisionin “Rreze Dielli” ai rrëfeu historinë e tij të emigrimit nga Shqipëria në Spanjë dhe më pas në Angli. Tomorr Kokona gjatë karrierës së tij në Shqipëri ka qenë dhe asistent i koreografit Panajot Kanaçi. Ish- balerini solist dhe koreograf që jeton dhe punon në Londër prej më shumë se 20 vitesh aktualisht merret me këshillimin dhe menaxhimin e artistëve të rinj që duan të promovohen në botën e spektaklit.
Në rubrikën “Bëje Vetë” me vlogeren Erdona Bjeshkaj, përgatitem 2 maska në kushte shtëpie për stinën e pranverës me përbërës natyral, për fytyrë plot shkëlqim për të gjitha moshat.