Vijon asfaltimi i rrugëve në lagjet e Tiranës, Veliaj: Jemi përditë si në fushatë, gjatë verës ndërhyjmë në çdo cep

23 Maj 2023, 13:51

Bashkia e Tiranës vijon punën për asfaltimin e rrugëve nëpër lagje. Këtë herë, kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet në Lagjen 12, në rrugët dhe rrugicat që lidhin zonën mes Freskut dhe Dajtit. Ai tha se për Bashkinë e Tiranës kryefjalë është vetëm puna, pavarësisht nëse është fushatë, festë apo fundjavë.