Vlerat magjike të qepës, ilaç për këto sëmundje! Altin Joka: Ja sa dhe si duhet ta konsumoni

14 Shkurt, 12:19

Pse qepa është super ushqim? Çfarë vlerash minerale dhe vitamina përmban? Sa shpesh duhet ta konsumojmë dhe a humbasin vlerat kur e gatuajmë? Qepa e kuqe apo e bardhë është më e shëndetshme? Pse na djegin sytë kur qërojmë qepën dhe a ka mënyra për ta shmangur? Pse thuhet që një qepë e qëruar të përdoret vetëm në çast sepse nëse qëndron për disa orë mund të kthehet në dëm të shëndetit? A ka produkte që nëse i shoqërojmë me qepën ia humbasin apo zbehin vlerat?  Kush nuk duhet ta përdorë qepën? Lëvozhgat e qepës a përdoren dhe për çfarë? Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, njihemi me vlerat e shëndetshme të qepës për organizmin, përfitimet që marrim nga konsumimi i saj dhe përdorimet në trajtimin e sëmundjeve si diabeti, kolesteroli, parazitët, etj. Gjithashtu përdorimet e jashtme të qepës, për infeksionet në lëkurë, për flokët, etj.