Vlorë - Si pasojë e një defekti të rëndë teknik në linjën kryesore të transmetimit, furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës është ndërprerë që prej tre ditësh për qytetarët.
Kjo gjë ka bërë që vlonjatët me bidona në duar t'i drejtohen burimeve të ujit të pijshëm të qytetit. Ndërkohë deri në normalizimin e kësaj situate spitali po furnizohet me autobotët e zjarrfikësve.
Strukturat përgjegjëse janë angazhuar për riparimin e avarisë dhe rikthimin sa më të shpejtë të shërbimit për qytetarët.



















