Vogëlushi 6-vjeçar me tub në qafë hyn në studio:Më ndihmoni të shkoj në shkollë

17 Maj 2022, 18:04

Ky është apeli prekës që bën një 6-vjeçar, nga Tirana. Eldis Kodra, bashkëjeton me sëmundjen që u shfaq tek ai që kur ishte foshnje. Ai erdhi në jetë më 15 dhjetor 2015. Që në lindje Eldisi shfaqi probleme me frymëmarrjen, duke qëndruar i intubuar për 9 ditë. Më pas iu desh t’i nënshtrohet një operacioni, ku fatkeqësisht për shkak të një pakujdesie nga ana e bluzave të bardha i është prerë damari, një dëmtim që i ka paralizuar kordat e zërit. Me aftësi respiratore te pamjaftueshme, i mituri mbahet në jetë me anë të një kanulë në pjesën e fytit që e ndihmon për tu mbushur me frymë. Prindërit e tij Shpresa dhe Liko Kodra nga Tirana, të cilët i përkasin komunitetit rom kanë ende shpresë për shërimin e të birit, pasi për mjekët nëse do mund t’i nënshtrohet një tjetër operacioni, Eldis mund të shërohet. Por ata e kanë të pamundura të përballojnë kostot e këtij operacioni për shkka të vështirësive ekonomike. Të vetmet të ardhura që kjo familje merr janë kempi i vogëlushit prej 95 mijë lekësh të vjetra dhe ndihma sociale prej 50 mijë lekësh të vjetra.Shqoërimi nga një person është nevojshëm dhe nëna kujdeset cdo ditë për të birin, pasi për shkak të ndonjë bllokimi në frymëmarrje jeta e tij vihet në rrezik. Jeta e vogëlushit nuk është aspak e lehtë. Përveçëse i duhet të përballet cdo ditë me sëmundjen që e mundon i duhet të përballet gjithashtu edhe me refuzimet nga bashkëmoshatarët, të cilët e kanë bullizuar jo pak herë. 6-vjeçari nuk mundi që të kishte një fillim normal të vitit shkollor. Sëmundja e ka kufizuar të ulet në bangat e shkollës. Çifti Kodra janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë, një djali 12 vjeç dhe një vajzë 6 mujshe, por sëmundja e Eldisit ua ka copëtuar zemrën.

SHOW LESS