Votimi për presidentin e ri, Bardhi: Mungesa në sallë nuk është bojkot, por qëndrim koherent! Misioni i Berishës, zvogëlimi i PD-së

3 Qershor 2022, 20:29

Gazment Bardhi deklaroi të premten në emisionin ‘Kontrast’ se mungesa në sallën e Kuvendit gjatë zgjedhjes së Presidentit është një qëndrim koherent i grupit ku ai bën pjesë.  Ai komentoi edhe votimin në PD për nënkryetarët dhe sekretarët, që ‘Rithemelimi’ zhvilloi sot. Sipas Bardhi, ky zhvillim në selinë blu tregon misionin e Berishës për të shkaktuar më tepër konfuzion tek demokratët dhe për të thelluar përçarjen.