Vrau shokun e tij, Marjus Dema gënjeu në polici, arma me të cilën qëlloi Mehmet Qemën është e tij!

12 Maj 2021, 13:13 | Përditesimi i fundit: 2021-05-12 15:44:55

Marjus Dema, i cili pak para mesnatës të së hënës, vrau shokun e tij Mehmet Qema te ‘5 maji” në Tiranë, ka gënjyer në polici lidhur me armën e krimit.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se arma ishte e vetë vrasësit edhe pse ky deklaroi në polici se e kishte dërguar vetë Qema në lokalin ku ishin mbledhur me shokët e tyre.  E kishte për disa muaj dhe ishte pa leje.Report Tv mëson gjithashtu se edhe pse fillimisht u raporua se policia do ta konsiderojë vrasje nga pakujdesia, autoritetet vijojne t'i qëndrojnë versioni të vrasjes me dashje deri në sqarimin e situatës.