Várhelyi, viziton godinat e reja në ‘Qytetin Studenti’, së bashku me Veliajn dhe Ballukun: Të ndërtojmë një copë Europe këtu

28 Prill 2022, 15:25

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Olivér Várhelyi zgjodhi “Qytetin Studenti” për të nisur vizitën e tij në Tiranë, ku inspektoi së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, godinat e rindërtuara të studentëve, sipas parimit të eficencës së energjisë, një investim i kryer me ndihmën e Bashkimit Europian dhe qeverisë gjermane.