Xhaçka: Pakti PD-LSI për t'i shërbyer Metës e Berishës! Në Bruksel patëm vetëm vlerësime!

3 Mars 2021, 13:01

TIRANËMarrëveshjen PD-LSI, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se është një marrëveshje që i shërben Ilir Metës dhe Sali Berishës, që i quan kryetarët e vërtetë të opozitës.

"Koalcionin e shoh si një përpjekje për të vënë kryetrin e opozitës në shërbim të opozitës në shërbim të interesave të kryetarëve të vërtetë të saj", tha ai.

Dy ditë pas kthimit nga Brukseli, Xhaçka tha se u dëgjuan vetëm vlerësime, teksa pati edhe një përgjigje për kritikat

"U fol për kushtet 15 kushtet që Shqipëria i ka përmbushur, u fol për aspiratën dhe perspektivën evropiane dhe qëndrimi i tyre ishte iq artë që i kemi përmbushur kushte dhe meritojmë që të avancojmë dhe brenda presidencën portugeze të ketë mundësinë të miratojë kornizën negociuse dhe të vendoset data e parë  Konferencës së parë ndërqeveritare. Ky është një proces meritokratik, i ka bërë detyrat e saj dhe presim që BE të mbaj premtimin. Presim konferencën e parë ndërqeveritare. Institucioni që vlerëson avancimin e Shqipërisë në KE dhe nëse ai thotë qartazi që i kemi bërë detyrat tona duke e përgësuar për Reformën në Drejtësi, Reformën Zgjedhore, për të gjitha ligjet përafryese me BE, nuk besoj që mund të ketë vend për komente alternnative., komisioni e tha fjalën e vete, krejt të hapur dhe të drejtëpërdrejtë", tha Xhaçka.