'Xhoda': Kalimi tek 'Portokallia' ishte gjëja më e mirë, forca e emisionit është më e madhe

27 Dhjetor 2018, 15:14

Miqtë por edhe publiku i gjerë e njeh me pseudonimin "Xhoda", falë personazhit që e bëri fillimisht të famshëm në spektaklin e humorit "2XL". Por ndryshe nga shumë prej kolegëve të tij që e nisën në Portokalli e për të vijuar më pas nëpër shfaqje apo programe të tjera në ekrane të ndryshme, Irgen Çela pati një rrugëtim tjetër. E nisi në "2XL" për të vijuar karrierën e tij më pas në "Portokalli". Vetë aktori, i ftuar sot në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV tha se largimi drejt "Portokallisë" ishte zgjedhja më e mirë për karrierën e tij, pasi spektakli i humorit që shfaqet çdo të dielë në Top Channel ka një forcë më të madhe.

Mendova se ishte gjëja më e mirë për mua dhe realisht është gjë shumë herë më e mirë për mua. Mendoj se në Portokalli është shpërfaqje shumë herë më e madhe. Mendoj që forca e emisionit është më e madhe, pa dashur të ofendoj kolegët që janë në krahun tjetër. Talenti ngelet talent, nuk është e thënë që ti je në Portokalli dhe je më shumë i talentuar. Funksionon në mënyrën që sipas mendimit tim ça ke forcë e shpërfaq shumë mirë, edhe ça ke të meta i prezanton gjithashtu.

Irgen Çela, aktor