Yzeiri për Report TV: Dvorani mbrojti reformën, Meta e sulmon se ka konflikt

24 Shkurt 2021, 16:35 | Përditesimi i fundit: 2021-02-24 16:48:20

"Ardian Dvorani u vlerësua nga ndërkombëtarët pasi mbrojti reformën në drejtësi nga ata që nuk e donin", kështu u shpreh në studion e Report Tv analisti Ilir Yzeiri, i cili tha se vlerësimi i tij ishte i merituar dhe shembull për gjykatësit e tjerë që kërkojnë të luftojnë dhe formojnë një drejtësi të re.

Sipas analistit Meta sulmoi Dvoranin për shkak të qëndrimit të tij kundër pafajësisë së tij pas video-skandalit  që publikoi Dritan Prifiti, duke bërë që Meta të akuzohej për korrupsion. Yzeiri tha se kjo ka qenë pikërisht nisja e përplasjeve të Metës me Dvoranin që u pasuan më pas me plotësimin e Gjykatës Kushtetuese. Në video dëgjoni intervistën e plotë të Ilir Yzeirit për Report Tv.