Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV rikthen për të disatën herë edhe këtë të premte, historinë e zhdukjes së Bleona Matës. E ftuar në studio nëna Bukurie Veizi, zbulon një fakt të rëndësishëm, atë se vajza është parë nga banorët e fshatit Zapod duke u tërhequr zvarrë në rrugë. Sipas dëshmitarëve, vajza është marrë nga dy persona të panjohur duke kaluar anën tjetër të malit, atje ku e priste një makinë me ngjyrë të zëzë, por edhe një tjetër Fuoristradë e ka ndjekur nga pas. Fshehja e këtij detaji nga banorët, kur policia mbërriti në vendngjarje, mban peng një tjetër të vërtetë të asaj dite. Këta të fundit janë tërhequr nga kjo dëshmi, duke dhënë para uniformave blu një tjetër variant, se vajza që qante nuk ishte Bleona, por një tjetër fëmijë i fshatit Zapod. ‘Në momentin kur u bënë disa orë, afro 5 orë kërkimi dhe dolën të gjitha ato nëna dhe gra për ta kërkuar vajzën, më thanë se është parë një burrë me flokë të gjata dhe një djalë i ri me çantë shkolle, me triko me kapuç që e tërhiqnin vajzën zvarrë rrugës. E hipën, një herë në një makinë të zezë dhe një grup tjetër iu vu pas, një tjetër makinë Fuoristradë ngjyrë e bardhë. Një grua i ka dalë para, duke i thënë: ‘C’po bëni?- dhe ata kanë mbyllur derën. Të gjitëh e njihnin vajzën, e dinin dhe në momentin kur erdhi policia e fshehën menjëherë, nga frika se do t’i merrnin në pyetje. Ato gra duhet të vinin dorën në zemër, të tregonin krimin në atë moment. Kur erdhi policia e mbyllën çeshtjen se kishin frikë. E kanë parë shumë mirë Begzim Isën ( i akuzuar nga nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, si personi që ka gisht në rrëmbinin e vajzës). Begzim Isën e ka parë edhe ish-vjehrra ime. Ajo e njeh shumë mirë. ‘E pashë, -tha: ishte me triko me kapuç dhe çantë, u vu pas 5 vajzave, pastaj lëshoi Qamilja lopën’. Po banorët e zonës nuk arritën ta dallonin Begzim Isën ? ‘Banorët e kanë parë Begzimin kur ka shku përpjetë por pastaj kur është marrë vajza zvarrë ka qenë dhe një tjetër person. Me ne ata reaguan menjehërë, por kur erdhi policia jo. Ishte një burrë me flokë të gjata, tërhiqte vajzën zvarrë, na thanë. Vajza qante, kërkonte nënën. Kur erdhi policia i shuan këto gjëra, nga frika. E din gjithë zona, e din gjithë fshati Zapod, se kush e ka marr Bleonën dhe nuk e di pse e mbanjnë kaq fshehtë’. Nëna në studio hedh poshtë pistën se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur atë ditë Bleonës. ‘Absolutisht nuk më shkon mendja. Si ka mundësi t’i ketë ndodhur largqoftë një gjë e keqe, qoftë e ujkut, apo e arushës, siç thoshte policia. Nuk ka asnjë shenjë’. Askush nga fshati nuk reagoi në momentin që e kanë parë që vajza është tërhequr zvarrë ? ‘Ata thanë që ishte një burrë dy metra i gjatë, me flokë të gjatë. Ata kanë dalë, kanë parë duke bërë sehir se cfarë po ndodh. Për moemntin ka parë dy makina njëra me targa Vlore dhe tjetra me xhama të zinj. Sipas tyre makinat janë larguar me shpejtësi marramendësi. Fillimisht e kanë parë bregut të malit duke u tërhequr zvarrë, pastaj kur janë parë makinat ka mbaruar muhabeti. Kur erdhi policia, banorët e mohuan këtë duke thënë se mund të ketë qenë një prind duke rrahur fëmijën e vet. Nga momenti në moment ata e fshehën. Dhe vajzat nuk treguan kurrë. Aty vlon diçka, se vajzën nuk e përpiu toka. Këtu është një plan i përgatitur, fëmijën e kanë dhënë me dorë. Por për cfarë e kanë dhënë, vetëm 5 vajzat dhe Zoti e di’. Sot dosja për Bleona Matën në prokurori është pezulluar, ndërsa nëna e vajzës nuk ka ende në dorë qoftë një kopjo të saj. I jeni drejtuar ndonjëherë prokurorisë për të marrë dosjen e Bleona Matës ? ‘I jam drejtuar disa herë, por më kanë thënsë se dosjen e kemi ne dhe nuk ka për cfarë të duhet kopjo e dosjes tënde, qoftë në Kukës, qoftë në Tiranë. Dhe unë nuk e kuptoj dot qoftë një kopjë të dosjes,pse nuk e kam. Mua më takon si nënë që të di informacionin e flaktë të Bleona Matës. Unë dua të dij deri ku kemi arritur me ceshtjen e Bleonës. Nuk më kanë dhënë as kopjen e dosjes, as në Kukës as në Tiranë. Ceshtja ime është vetëm Strasburgu të ma zgjidhi, për Shqipërinë nuk kam më besim’. Që në nisje të emisionit investigativ ‘Pa Gjurmë’, nga viti 2018 e deri më sot historia e Bleona Matës që u zhduk, teksa kulloste bagëtinë në mal, sëbashku me 5 vajza të afërme të saj vijon të ngjallë tek publiku mjaft reagime. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 15:00 në ekranin e Report Tv
Zbulohen detaje mbi rrëmbimin e Bleona Matës / U dëgjuan të qarat, dy burra e tërhoqën zvarrë…
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm
27 Maj, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48
