Emisioni i plotë-‘Zbulon familjen ku i biri ishte birësuar’/Nëna:Njerëzit e burrit se donin, më ndan që në…

14 Korrik, 17:28 | Përditesimi: 14 Korrik, 17:46

 

Një histori e dhimbshme e një nënë, e cila prej 46 vitesh kërkon të vërtetën e djalit të saj. Historia e 66-vjecares Bukuroshe Mrtushit e ka zanafillën në 20 korrik të vitit 1979, pikerishte kur Bukuroshe Metushi solli në jetë djalin e saj të parë. Një lindje krejt normale në maternitet, por që shumë shpejt do të kthehej në makth.Që nga momenti i lindjes, foshnja u morë menjëherë nga infermieret. Për shtatë ditë me radhë, Bukurosheja nuk mundi as ta shoh, as ta prekë djalin . Çdo herë që kërkonte ta shihte, përballej me heshtjen e infermierëve dhe shpërfilljen e tyre. Ajo tregon se pengesa kryesore ishte biografia e bashkëshortit të saj, Hekuranit një realitet i dhimbshëm për shumë familje në atë kohë.Në mëngjesin e ditës së largimit nga materniteti, mjeku i komunikoi se mund të dilte nga spitali dhe djalin do ta merrte në orën 14:00.Me buzëqeshjen më të madhe që kishte njohur ndonjëherë, ajo priste atë orë, por gjithçka u shemb në një moment. Pasi mjeku i dha lajmin e trisht qe “djali ka ndërruar jetë.” Pa asnjë shpjegim, pa asnjë detaj, pa asnjë përgjigje !Bashkëshortit të saj iu dorëzua arkivoli i foshnjës, por nuk iu lejua ta hapte ate . Me zemrën e thyer dhe me një mori pikëpyetjesh, ata u detyruan të pranonin fatin e hidhur. Madje ata i vendosën djalit emrin Thanas, vetëm për ta çregjistruar pas ndarjes nga jeta sipas ligjit te kohës .Por vitet kaluan, dhe dyshimet kurrë nuk u shuan. Sot Bukuroshe Metushi ka bindjen e fortë se djali i saj nuk ka vdekur atë ditë. Ajo beson se ai është marrë nga një grua e cila jeton në Vlorë . Kjo gruaja nuk ka pasur kurrë fëmijë të tjerë, përveç një djali, mosha e të cilit përputhet ne menyre te persosur me atë që do të kishte djali i saj . Bukurosheja ka dyshime shumë të forta dhe bindje të thellë se ky person është djali i saj i humbur. Madje ajo e di edhe emrin e gruas në fjalë , ndaj sot ajo vjen në studion e “Pa Gjurmë”, për të rrëfyer këtë histori të rëndë dhe për të kërkuar të vërtetën.

A.A/Shqiptarja.com