Zgjedhjet vendore, Veliaj takim me qytetarët: Në 14 maj fitojmë bindshëm në të gjithë qarkun

5 Maj 2023, 17:49

Në takimin me banorët e Njësive 1, 2 dhe 3, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste në 14 Maj, sepse është e vetmja forcë që mendon për familjet e çdo shqiptari. Ai tha se PS do të fitojë bindshëm në të 27 Njësitë e Tiranës, por edhe në 4 bashkitë e tjera të Qarkut.