Zhduket Arjan Bulku,makina gjendet në Dajt/Familja:5 mijë € kush jep informacion-28.12.21

28 Dhjetor 2021, 18:18

Arjan Bulku, një 52-vjeçar sot, humbet gjurmët nga qyteti i tij i lindjes, Tirana më 27 dhjetor 2009. Babai i 3 djemve zotëronte një bar-kafe në kryeqytet me të cilën siguronte edhe të ardhurat për jetesë. Ishte kjo ditë e zezë kur ai niset për në punë si çdo ditë tjetër e tij. Një nga televizoret e biznesit nuk funksiononte dhe për këtë arsye Arjani merr në telefon djalin e tij të madh Marion. Në këtë telefonatë, Arjani i kërkon të birit që të shkonte tek bar-kafe. Ishte ora 17:30 kur i biri arrin, Arjani merr makinën dhe niset për të takuar teknikun. Rrugës takohet me vëllain e tij, Bajram Bulkun, të cilët përshëndeten pa e ditur se kjo do të ishte e fundit përshëndetje. Ai nuk mbërriti kurrë në destinacion. Pas shumë orësh pritjeje familjarët të shqetësuar bëjnë denoncim në polici. 2 javë pas zhdukjes së 52- vjeçarit, gjendet makina e tij në zonën e Kinostudios. Në veturë nga kontrollet e bëra u gjetën vetëm gjurmët e tij, por vetë Arjani nuk u bë i gjallë për plot një dekadë. Zydie dhe Bajrami motër e vëlla janë në kërkim të vëllait të munguar në familje me shpresën se enigma e ngritur tërë këto vite do të shuhet njëherë e përgjithmonë. Lokali në rrugën “Sabaudin Gabrani” Nuk ka patur konflikte me askënd dhe shihte gjithmonë punën e tij. Gjëndja shëndetësore e tij ka qenë mjaft e mirë. Kjo është hera e parë që Arjani largohet në këtë menyrë.Nuk ka ndonje shenje dalluese