Zhduket nëna me vajzën 2-vjeçare/Familja:Dikush i dha para, taksisti e mori tek shtëpia

16 Maj 2022, 18:49

Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report Tv është në kërkim të nënë e bij të zhdukura nga fshati Thanë i Lushnjes që prej 13 majit të 2022. Danjela Toska bëri gati dy valixhe duke lënë në banesë dy fëmijë të mitur 8 dhe 6 vjeçar dhe me vete mori vajzën e saj më të vogël. Pak ditë më parë i kishte kërkuar prokurën bashkëshortit dhe më 10 maj u largua nga banesa me një taksi. Tri ditë më pas, më 13 maj telefonoi vëllanë, i cili i kërkoi të hapte kameran por ajo i pohoi se ndodhej në Lushnje dhe asgjë më shumë. Gjatë një lidhje me skype nga Greqia Rudian Hatia ngriti dyshime se e motra kohët e fundit komunikonte me një person të panjohur. Kur më mori në telefon më tha se ndodhej në Lushnje, tek një shoqja e saj dhe më tha që të mos e kërkoja. Jam shumë i tronditur. Kur flisnim i thosha hape kamerën dhe ajo nuk e hapte. Kam informacione se ka folur me dikë, kohët e fundit. Njerëzit thonë se rri në Itali, por nuk e di më saktësi, pasi nuk kam prova. I them motrës sime se e kemi falur për veprimin që ka bërë dhe i kërkoj të kthehet në shtëpi sa më shpejt, se ka lënë dhe dy fëmijët e tjerë. Në një tjetër lidhje me skype tezja e 27-vjeçares tha gjithashtu se ka dyshime të forta se mbesa u largua me një person që sipas saj e ka ndihmuar me para. Zarife Çili, e cila e ka rritur vetë dhe sot i mban dy fëmijët që mbesa la akuzon taksistin me të cilin Danjela u largua. ’Ajo mori me vete vajzën e vogël 2-vjecare dhe komshinjtë na thanë se kishte dy valixhe me vete kur u largua me taksistin. Në makinë kanë qenë dhe dy persona të tjerë.Ne e kemi pyetur këtë zotëri, por ai n aka thënë se mbesa ka zbritur në pranë një karburanti në Kuç të Vlorës. Pas kësaj ne kemi shkuar dhe kemi kërkuar të hapen kamerat e sigurisë, nga të cilat nuk duket asnjë lëvizje e Danjelës me vajzën. Ne dyshojmë tek taksiti, pasi ai e ka marrë edhe shumë herë të tjera dhe aim und ta dijë të vërtetën. Nuk e kisha menduar kurrë se do largohej, edhe pse ka bërë disa gabime për të cilat ne e kemi falur. Madje I kemi kërkuar të lë bashkëshortin, nëse nuk don, por jo të largohej kështu duke lënë dy fëmijët e tjerë. Ku shkoi? Ku vajti? Taksisti e mori mga shtëpia e nxorri në rrugë. Dyshimet jane të mëdha. Dy fëmijët e saj të mitur i mbaj unë këtu në shtëpinë time.Ata kanë qenë në shkollë kur ka ikur nëna e tyre. Dyshoj se është ndihmuar nga disa persona të panjohur për të kaluar jashtë vendit, pasi i ka marrë edhe prokurën bashkëshortit, I cili ia ka dhënë pa e kuptuarplanin e Danjelës. Unë e kam foton e atij personit me të cilin ka komunikuar më parë mbesa ime, ndaj kam dyshime të forta. Ai i ka premtuar para dhe i ka thënë se ka 4 makina dhe e ka ndihmuar me para’. Pas dëshmive të familjarëve ’Pa Gjurmë’ u lidh me taksistin për të cilin dyshohet se ’mban peng’ të vërtetën.