Zhduket pa gjurmë babai i dy fëmijëve, e bija lidhet live me dëshmitarin: Babain e ke në Selanik!

11 Qershor 2021, 21:18

Kasem Brisku nga komuna Kozare e Kucovës, rezulton i zhdukur për familjarët që prej 27 shkurtit të vitit 2018. Ishte një natë e ftohtë dimri kur Kasemi dhe bashkëshortja e tij Xhevahirja ranë për të fjetur dhe dy fëmijët e tyre gjithashtu. Rreth orës 3 të mëngjesit, vajza e familjes kërkon ndihmë tek prindërit, e trembur për shkak të motit të keq. Babai e lë të bijën të flinte me nënën e saj dhe largohet për në dhomën tjetër. Askujt nuk do t’i shkonte në mendje se prishja e gjumit atë natë dimri, do të trazonte mendimet e 52-vjecarit, i cili largohet papritur. Kur familjarët u zgjuan në mëngjes, Kasemi nuk ndodhej në dhomën e fëmijëve, ku ishte shtrirë për të fjetur. Të alarmuar ata i vihen pas për ta kërkuar por, përvec derës së hapur dhe gjurmëve që kishte lënë 52-vjecari në tokën e lagësht, deri në fund të rrugicës, asgjë nuk kishte mbetur tjetër. Celularin e kishte ende mbi jastëk, ndërsa paketën e cigareve e kishte marr me vete. Shumë pikëpyetje të asaj nate dimri ngre zhdukja e mistershme e Kasemit, ndërsa doli nga shtëpia me rrobat e gjumit. Familjarët bëjnë denoncimin në polici, por pa mësuar asgjë për fatin e Kasemit. 52-vjecari nuk vuante nga asnjë sëmundje, por qëndrimi i tij i menduar, ndërsa pinte i mërzitur shumë cigare kishte rënë në sy të familjarëve, por jo se ai një ditë do të zhdukej papritur. Kjo është hera e parë për familjen që 52-vjecari largohet pa komunikuar me askënd, ndërsa në dijeninë e tyre nuk ka patur konflikt me askënd.