Zhduket për herë të dytë/ Familja: Kishte nxjerrë në Korçë pashaportë me emër tjetër

22 Shkurt, 21:14

Pjesa e Dytë DT 22 Shkurt Pa Gjurme- Zhduket per here te dyte/ Familja: Kishte nxjerre ne Korce pashaporte me emer tjeter
Sokol Manaj është një tjetër 39-vjecar i humbur për të cilin familja nuk ka mësuar më asgjë që nga zhdukja e tij. 39 vjecari e kishte bërë shumë herë rrugën ilegalisht në Greqi, derisa bashkë me vëllanë Zyberin ikin sërish drejt Greqisë. Me të mbërritur ata në Selanik për të jetuar në  të njëjtën banesë edhe me dy shokë të tjerë. Vëllezërit fillojnë punë në ndërtim dhe afro një muaj më pas dorëzojnë dokumentat për t'u pajisur më një qëndrim 1 vjeçar në tokën helene. Vëllezërit kishin kontakte të rregullta me familje paçka se Sokoli merrte më rrallë në telefon sesa vëllai i tij Zyberi. Sokoli kishte një mik të ngushtë atje Perlatin me të cilin dilte gjithnjë mbrëmjeve pas punës.

Në vitin 2003 vëllai i Sokolit Zyberi vendos të kthehet në Shqipëri, pasi martohej motra e tyre. Sokoli nuk u kthye, por të motrën e uroi nga telefoni. Zyberi e pa të shqetësuar atë ditë që u ndanë, por Sokoli nuk i pohoi asgjë lidhur me shqetësimin që kishte i vëllai ndaj tij. Sokoli u premtoi familjarëve se do të kthehej shumë shpejt. Muaj më pas Zyberi tentoi të rilidhej me të vëllanë, por ky i fundit nuk po bëhej i gjallë. Zyberi vendos të iki në Greqi dhe kërkon tek miqtë e Sokolit për të mësuar vendodhjen e këtij të fundit. Por askush nuk dha asnjë informacion. E kërkoi edhe me emrin Odise me të cilin njihej atje Sokoli, por pa rezultat. Në vitin 2004 Sokoli bëhet i gjallë, ai ndodhej në burg. Tashmë Sokoli ndodhej pikërisht në Athinë.

Ishte daja i tyre Pëllumb Koloshi, sipas të cilit u mësua e vërteta e rënies në burg të Sokolit, por më pretendimin se policia e kishte burgosur për shkak se nuk kishte dokumenta. Por këtu lindin dyshimet e para të familjarëve. Ata nuk e besojnë argumentin e dajës se Sokoli mund te kishte rënë në burg për mungesë dokumentash. Sokoli doli nga burgu dhe vijon jetën normalisht duke punuar në shtetin grek. Atje Sokoli  njihet me një vajzë  greke me emrin Evangjeli Gusordi ndërsa nisin bashkëjetesën.

Në studion e emisionit vëllai i 39-vjeçarit të humbur, Zyber Manaj rrëfeu historinë se si humbi çdo kontakt me vëllain e tij  në vitin 2006 i cili  pas një periudhe të gjatë të shkëputjes së komunikimit me familjen, vëllai i tij Sokoli  e merr në telefon duke thënë të vetmet fjalë se ndodhej mirë në Greqi, po se kishte pësuar një dëmtim në këmbë gjatë punës .

Programe të tjera

Shiko të gjitha