Zhduket vlonjati Ermal Ngucaj,babai zbulon lidhjet e të birit me botën e krimit

21 Dhjetor 2021, 18:00

Një 40-vjeçar, banor i Lepenicës me precedentë penalë rezulton i zhdukur prej 12 tetorit . Është gjetur vetëm automjeti i braktisur por pa ndonjë provë që mund të ndihmonte hetimet. Sakaq burimet thanë se dy janë pistat e hetimet: Konfliktet për kanabisin dhe një konflikt i hershëm për guroren e Selenicës. Ai është larguar nga banesa për të pritur prindërit që vinin nga Italia, por nuk ka shkuar në port. Telefonatën e fundit e ka kryer me të shoqen, së cilës i ka dhënë se ka ngatërruar rrugën, më pas telefoni ka rezultuar i fikur. Makina e tij është gjetur e braktisur në fshatin Mavrorë dhe brenda saj vetëm sende personale.40-vjeçari Ermal Ngucaj ishte i papunë dhe kishte dalë nga burgu një vit më parë pasi kishte kryer dënimin me 7 muaj burg për përplasje fizike. Bëhet fjalë për konfliktin e ndodhur në guroren e Selenicës në vitin 2018, kohë kur Ngucaj punonte roje në biznesin e Ylli Sallës. Asokohe ishte konfliktuar për guroren me Paolo Durmishajn, nga fshati Kotë i Vlorës. Familjarët thanë se sherri për guroren ishte mbyllur.. Dyshohet se së fundmi 40-vjeçari Ermal Ngucaj ishte përfshirë në këtë aktivitet kriminal.