Zhdukja e 19-vjeçarit Ardian Pali, babai ngre dyshime për lidhje me grupin terrorist ISIS! Policia maqedonase gjeti kufomën e një shtetasi sirian, në vendin ku humbi i riu

6 Janar 2022, 17:32 | Përditesimi i fundit: 2022-01-07 07:11:26

I riu kishte dy ditë, që qëndronte në Bjeshkë, së bashku me babain dhe një të afërm të tij, ndërsa mblidhnin bimë medicinale në fshatin Tanushë, pjesë e Maqedonisë së Veriut.U zhduk më 19 maj të vitit 2020 nga Mali i Korabit, ende asnjë gjurmë për 19-vjeçarin dibran Ardian Pali. I riu kishte dy ditë, që qëndronte në Bjeshkë, së bashku me babain dhe një të afërm të tij, ndërsa mblidhnin bimë medicinale në fshatin Tanushë, pjesë e Maqedonisë së Veriut.Gjatë një lidhje telefonike, kushëriri i parë i 19-vjeçarit sqaron sesi Ardiani u zhduk papritur, në një terren të vështirë, mesditën e 19 majit, rreth orës 15:00. Klodian Zhugri, djalë halle me të humburin Ardian Pali thotë se mbi 200 veta, banorë të fshatit nisën kërkimet.Familjarët dyshojnë se ai e ka kaluar kufirin maqedonas. Ai ka gëzuar shëndet të plotë. Familja ka humbur edhe një tjetër djalë vite më parë, në malin e Korabit, ndërsa ishte me bagëti. Ju lutemi kush e ka parë të njoftojë’, bën apel për ndihmë kushëriri i parë i Ardianit.I riu ishte ngjitur në Malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinale, nga shitja e të cilave siguronte të ardhura ekonomike, për familjen. Vëllai i vetëm i katër motrave nuk është kthyer në banesë.Familjarët kanë bërë denoncim në polici, dy ditë pasi i riu u zhduk. I riu mendohet të ketë qenë duke mbledhur lule në në vendin e quajtur "Përroi i thellë" afër Rekës së Epërme, në fshatin Tanushë, pjesë e Maqedonisë së Veriut. Familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve për të kërkuar nga ajri, pasi terreni ku edhe ka humbur gjurmët Ardiani është shumë i vështirë.19-vjeçari ka pasur me vete një telefon celular, të cilit nuk i shkon sinjali për shkak se në terrenin ku ka humbur gjurmët nuk ka valë. Pa asnjë mjet identifikimi, pasi Ardiani sapo kishte aplikuar për kartën e identitetit pak ditë para se të humbte.