Zhdukja e kërcimtares Xheni,zbulohet targa e makinës që e rrëmbeu/E bija:Unë e njoh atë burrë!

7 Korrik 2022, 17:50

Kush fshihet pas zhdukjes më 19 maj të këtij viti të Konxhe Ramazanit ? 34-vjeçarja humbi gjurmët nga Peja, pasi la në banesë dy fëmijët, ndërsa në emisonin ’Pa Gjurmë’ në Report TV zbulohet targa e makinës që dyshohet se rrëmbeu kërcimataren e njohur me emrin ’Xheni’. Ndërsa kërkimet vijojnë, të tjera dëshmi mbërritën edhe këtë të enjte në program. Dëshmia e fqinjës, e cila ka mundur të dallojë automjetin me targa gjakove 07XX, rreth orës 04:00 mëngjesin e 19 majit, ditën kur ajo humbi ngre pista të tjera kërkimi. Të ftuara në ’Pa Gjurmë’, nëna e 34-vjeçares Hurmaja dhe vajza 15 vjeçe ngritën dyshimet se një person i njohur fshihet pas zhdukjes së Konxhes. Ajo ishte ndarë një muaj para se të humbiste gjurmët me partenrin e saj Shkëlqimin, me të cilin kishte bashkëjetuar për dy vite me radhë. Ky i fundit është kontaktuar nga nëna e 34-vjeçares, ndërsa dyshohet se makina me targa gjakove është në pronësi të tij. Pas divorcit në Shqipëri, 34-vjeçarja nga Elbasani jetonte bashkë me vajzën 15 vjeçe dhe djalin 12-vjeçar në Pejë të Kosovës. E reja punonte në një lokal nate në pronësi të një shtetasi kosovar. Mbrëmjen e 19 majit ajo u nis për në pune dhe fëmijëve u tha se do të kthehej mëngjesin e ditës tjetër. Me vete mori dy telefonat celularë si dhe pasaportën, ndërsa la në banesë kartat e identitetit. Për dy ditë, fëmijët qëndruan vetëm në shtëpi pa njoftuar askënd, me shpresën së nëna do të kthehej. 48 orë më pas e shqetësuar vajza e Konxhes telefonon gjyshen e saj, e cila udhëtoi me urgjencë drejt qytetit të Pejës, atje ku dhe bënë denoncimin për humbjen e 34-vjeçares. Policia ka nisur kërkimet, por edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë gjurmë të Konxhes. Në pyetje nga policia kosovare është marre edhe punëdhënësi i 34-vjeçares, i cili ka dëshmuar se atë mbrëmje ajo ishte paraqitur në punë për t’u larguar mëngjesin e ditës tjetër, por nuk u kthye në shtëpi. Familjarët drejtojnë gishtin tek bashkëjetuesi i saj Shkëlqimi Peçanki, me të cilin ishte në një lidhje prej disa vitesh, ndërsa për policinë ai ka dëshmuar se nuk ka asnjë informacion se ku mund të ketë përfunduar bashkëjetuesja e tij, pasi vetë ai prej dy ditësh ishte larguar tek prindërit. Për nënë Hurmanë dhe dy fëmijët e mitur, zhdukja e 34-vjeçares mbetet një mister, pasi siç thonë ata, ditët e fundit ajo nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim.