‘Zjarri i Natës’, si të kuptoni e parandaloni sëmundjen torturuese / Ylli Merja: Ja trajtimi efektiv

25 Shtator 2023, 12:48

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për sëmundjen e zjarrit të natës. Çfarë është kjo sëmundje, nga se shkaktohet dhe si mund të trajtohet apo kurohet përmes bimëve mjekësore.

Herpes zoster ose siç njihet në gjuhën popullore “zjarri i natës”, është një ndër patologjitë më torturuese, pasi manifestohet me dhimbje të forta në trup, temperaturë të brendshme dhe shpërthim të puçrrave në sipërfaqe të lëkurës. Zjarri i natës është një virus që e bën trupin të duket sikur ka marrë flakë. Ky virus nuk është ngjitës dhe prek më shumë moshat e treta si pasojë e rënies së imunitetit. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon përdorimin e bimëve me veti të forta antivirale si rigoni, xhinxhër, qepë, hudhër, jamball, pelina e ëmbël, karafili, dëllinja, pisha, etj. Gjithashtu përdorimin e bimëve që rrisin rezistencën e organizmit si sanza, alkania ngjyruese, trëndafili i egër, ekinace, propolis blete dhe kremra antiviral. Gjithashtu ai tregoi hap pas hapi dhe një trajtim të suksesshëm alternativ për kurimin e zjarrit të natës si dhe një recetë që të gjithë mund ta bëjnë vetë në shtëpi, një antiviral i mrekullueshëm.