‘Zonja e zahireve’, njihuri me Besmirën nga Pogradeci që përgatit qindra lloje zahiresh

13 Tetor, 14:50 | Përditesimi: 13 Tetor, 14:50

Ka nisur si laborante dentare, ka provuar veten në pastiçeri dhe sot ka zgjedhur një tjetër formë krijimtarie: të ruajë shijet e traditës, por t’u japë atyre ngjyra, forma dhe ide të reja. Kamera e Rreze Dielli ka shkuar në shtëpinë e Besmirës, në Elbasan. Në duart e saj, petkat nuk janë më thjesht petka, marrin ngjyra. Trahanaja vjen në variante të ndryshme, dromkat bëhen pjesë e një kuzhine që kërkon gjithnjë e më shumë produkte artizanale, ndërsa marmalatat përgatiten me kujdes, siç bëheshin dikur në shtëpitë tona. Sot do të hyjmë në botën e saj, për të zbuluar se si lind një produkt artizanal dhe sa punë fshihet pas një kavanozi marmelate apo një pakoje petkash, trahanash, rosnicash etj.

MC/Shqiptarja.com