-
VIDEO
Nis puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, Veliaj: “Do të jetë një super shkollë me 4 kate, gati për vitin e ardhshëm shkollor”
Shkolla 9-vjeçare “Edith Durham”, një nga shkollat ikonë të Tiranës, do të rindërtohet me standarde më të mira për nxënësit e saj. Punimet kanë nisur këtë muaj dhe pritet që godina të jetë gati për sezonin e ri shkollor, vitin e ardhshëm. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ajo është shkolla e 47-të që po rindërtohet në kryeqytet, e i siguroi prindërit se ndërtesa e re do të jetë disa herë më e fortë dhe më e madhe se godina e vjetër.
-
VIDEO
Çështjeve Europiane/ Kryenegociatorja Dhuka: Plan për realizimin e grup-kapitujve dhe Drejtësinë, 7 mld për kompensimin e ish-pronarëve!
Mbledhja e radhës për diskutimin e Buxhetit 2025 te Komisioni për Çështjet Europiane. E pranishme për të shpjeguar buxhetin, ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, që foli në lidhje me rekomandimet e KE dhe BE, për hapjen e dy grupkapitujve dhe nëse buxheti i akorduar përkonte për realizimin e tyre sipas afateve. Tabaku kritikon buxhetin: S'ka asnjë ndryshim me vitin e kaluar! Xhixho: Prodhojmë analfabetë, pensionistët trajtohen me thërrim
-
VIDEO
Komisioni hetimor i Shëndetësisë, sot dëshmon Ilir Beqaj! Ish ministri me pranga nga burgu shoqërohet në Kuvend
Komisioni hetimor i Shëndetësisë, sot dëshmon Ilir Beqaj! Ish ministri me pranga nga burgu shoqërohet në Kuvend
-
VIDEO
Pritet të dëshmojë para Komisionit të 'Sterilizimit', Ilir Beqaj mbërrin nga burgu në Kuvend
Ish Ministri i Shëndetësisë la sot qelinë për tu rikthyer mes kolegëve në Kuvend për të dëshmuar në komisionin e posaçëm hetimor për Shëndetësinë lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it
-
VIDEO
‘Këtyre të PS i dukem i luajtur mendsh’, Shehi te ‘5 Pyetjet’: Duan investime publike se duhen ca para për qeverinë, s’dalin te pensionet
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi thotë në Report Tv se ka kërkuar që në buxhetin e 2025 për pensionistët të shkojnë edhe 300 mln euro me qëllim rritjen e pensioneve. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Shehi thotë me ironi se me këtë kërkesë Partisë Socialiste i duket i luajtur mendsh. Shehi thekson për gazetarin Ilir Babaramo se qeveria kërkon investimet publike, pasi vetëm aty merr ca para për vete.
“Të gjithë duan investimet publike, për propagandë. Duhen ca para për qeverinë, vetëm këtu dalin. Te pensionet s’dalin para, te pagat s’dalin para. Edhe me dash me qenë i korruptuar s’ke çfarë merr aty. Unë u kam kërkuar 300 mln për pensionistët, u dukem i luajtur mendsh. Pensione me 120 mijë lekë të vjetra, nëse kjo qeveri s’ka kurajo me bo një kërcim që të jetë i ndjeshëm, që tu sigurojnë të paktën një 250 mijë lek pension. Pagën minimale e kemi çuar 400 mijë lek, rroga dhe pensioni duhet të qëndrojnë me një raport të paktën te 50%. Po të merrej kjo qeveri me prioritetin real, do e çonte tek pensionet”, tha Shehi në Report Tv.
-
VIDEO
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, nis dëshmia e Anila Denajt! Nesër pyetet Ilir Beqaj
Në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë ka nisur dëshmia e Anila Denaj, si ish-drejtore e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Ndërkohë, nesër në orën 10:00 pritet dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili aktualisht ndodhet në burg për abuzimin me fondet e BE në SASPAC.
-
VIDEO
“Në 2025, 2 avionë për zjarret dhe stërvitje!” Xhaferraj përplasje me ministrin e Mbrojtjes në kuvend
Për të dytin vit radhazi, buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes pritet të jetë më shumë se 2% e GDP-së së vendit, një kriter i NATO-s për vendet anëtare, por që opozita e sheh si mashtrim që i bëhet partnerit strategjik ndërkombëtar.
Në prezantimin e buxhetit nga vetë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në komisionin e Sigurisë, një ndërhyrje e shkurtër e tij, irritoi deputetin opozitar Ferdinand Xhaferri.
“Një kalama ministër bën ironi në Komision. Mos t’i kthehem portit të Durrësit, skandalit më të madh të abuzimit. Traktati i Varshavës është trashëgimi e juaja. Ministri bën ironi, mos më bëj ironi mua. Ti je për SPAK!”, reagoi ashpër Ferdinand Xhaferri, deputet i PD
-
VIDEO
Biznesmeni Ilir Rrapaj 'përplaset' me Ina Zhupën: Kam që në 7 të mëngjesit me një gotë ujë, s’kam përgjigje tjetër...
Biznesmeni Ilir Rrapaj ka dëshmuar para komisionit parlamentar hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.
Gjatë marrjes në pyetje biznesmeni u përplas me deputeten Ina Zhupa.
Zhupa: Ju thatë që edhe në takime ju s’keni pasur ndonjë rol, ju keni qenë dëgjues. Kjo lloj njohje ka qenë arsyeja themelore për të cilën morët koncesionin.
Ilir Rrapaj: S’ka qenë absolutisht ky fakti. S’ka qenë fare kontribuues në atë çfarë ndodhi në vite në vijim
Zhupa: Kush ka qenë arsyeja që e morët ju këtë koncesion. Ca kishit ju më mirë se të tjerët.
Ilir Rrapaj: Jam pjesë e bashkimit të operatorëve ekonomik. Nuk e kam fituar unë, e ka fituar bashkimi i operatorëve.
Zhupa: Si u bëtë pjesë në këtë bashkim operatorësh?
Biznesmeni: E kemi ezauruar.
Zhupa: Kemi diskutuar në lidhje me licencën. Në momentin që keni konkurruar për koncesionin, a kishit licencat e duhura për të bërë sterilizimin, për të marrë pajisjet mjekësore, për të bërë transportin.
Ilir Rrapaj: Në momentin e shpalljes së garës ishin të përshkruara që duhet të kishin operatorët ose bashkimi i operatorëve. Lideri i bashkimit ekonomik i përmbushte të gjitha.
Zhupa: Sani Service ju ka paguar juve për udhëtimet që shkonit në Itali, se thatë që kishit familjen në Itali.
Ilir Rrapaj: Kjo kontratë është fryt i një kolegjialiteti i asamblesë së ortakëve, që e konsideroi si minimale shpërblimin të kontributit që unë do jepja në atë fazë, duke ndenjur larg familjes. Sikur vetëm fluturime të bëja dy-tre herë në muaj, do më duhej të kërkoja lek më shumë për të përballuar vetëm atë gjë, përtej hotelit dhe aktivitetit tim të përditshëm në spitale.
Zhupa: Këto 180 mln lekë ju i keni marrë si fatura hotelesh dhe avionësh, apo ju kanë dhënë një pagë? Në ç’kuptim?
Ilir Rrapaj: Ju citova disa prej ngjyrave të listës së panumërt të kostove. Kundrejt një shërbimi do merreshin parasysh edhe kostot. Ishte rrjedhojë e një vendimi kolegjial, e konsideruan të pranueshëm këtë propozim edhe në aspektin ekonomik.
Zhupa: Pse u zgjodhën juve për t’iu dhënë këto para dhe nuk zgjodhën një shqiptar për ta bërë këtë shërbim me një kosto më të vogël.
Ilir Rrapaj: E dhashë me lart përgjigjen s’gjej dot ndonjë alternativë, edhe pse po shtrëngohem në këto orë të vonë të pasdites. Kam, që në 7 të mëngjesit kam pirë vetëm një gotë ujë. Është vendimmarrje kolegjiale për të adresuar në personin tim fizik një përgjegjësi të kësaj natyre.
Zhupa: Kjo tregon edhe njëherë që nuk është efektive. Paratë që janë marrë nga buxheti, janë shpërdoruar në mënyrë jo efektive. A ka një vendim, një provë, një dokument?
Ilir Rrapaj: Patjetër që po. Asnjë veprim i karakterit financiar apo i çfarëdolloj karakteri tjetër, nuk ka anashkaluar udhëzimet që vinin nga rregullorja e kompanisë.
Ina Zhupa: Na e vini në dispozicion?
Ilir Rrapaj: Padyshim që po nëse ka mbetur në arkivat e kompanisë Sani Service.
Ina Zhupa: Ky shërbim spitalor s’ka nevojë për eksperiencën tuaj në ndërtim. Si i ka hyrë në funksion koncesionarit eksperienca juaj. Me ca jeni marrë konkretisht, si keni qenë i dobishëm për t’iu dhënë 180 mln lekë.
Ilir Rrapaj: Është pjesë e një delegimi që asambleja i ka bërë një prej ortakëve me role dhe objektiva të mirëpërcaktuar.
Ina Zhupa: Ka plasur një skandal dhe quhet 5D, mua kjo situata që ne flasim me ngjan me një 5M, 5 miq që kanë rregulluar një koncesion sipas nevojave të tyre dhe jo sipas nevojave të shtetit.
SI.E./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Të gjithë me sytë nga buxheti/ Votimi maratonë javën e ardhshme! PS s’do asnjë mungesë, PD protestë para Kuvendit
Diskutimi i projekt-buxhetit të vitit 2025 po merr vëmendjen e të gjitha palëve politike, brenda dhe jashtë parlamentit. PS në mbledhjen e grupit parlamentar kërkoi prezencën e të gjithë deputetëve për të miratuar në parim buxhetin në fillim të javës së ardhshme, por PD, e cila e quan buxhet të vjedhjes, paralajmëroi protestë.
-
VIDEO
TRONDIT avokat NGJELA: Familja BERISHA ka akuza të FORTA, s'ka shans METËS t'i hiqet BURGU
-
VIDEO
A do e fitonit koncesionin e sterilizimit nëse Beqaj s’do ishte ministër? Biznesmeni Rrapaj vijon dëshminë: Absolutisht që po, histori me 5 yje
iznesmeni Ilir Rrapaj vijon dëshminë në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë që prej orës 12:00. Rrapaj është pyetur nga deputeti i PS, Petri Koçi nëse “Sani Service” do e fitonte koncesionin e sterilizimit edhe nëse Beqaj s’do ishte ministër i Shëndetësisë asaj kohe.
Biznesmeni thotë që absolutisht që do e fitonte, pasi është një bashkim opetarorësh lider.
Petro Koçi: Nëse Ilir Beqaj s’do ishte ministër dhe Klodian Rrjepaj zv.ministër, ju do kishit shanse për të fituar këtë koncesion si bashkëpunim operatorësh?
Ilir Rrapaj: 100% plus TVSH. Kompania ka në zemrën e saj një lider ndërkombëtar. Më zgjodhi mua për të qenë pjesë e kësaj historie me 5 yje. Ju e quajtët 5M unë e quaj me 5 Yje. Mendoj që po, absolutisht po.
Petro Koçi: Ju thatë që keni qenë për një kohë të gjatë në Itali. Po të mos ishit një person me lidhje të garantuara qoftë brenda kategorisë së bizneseve, por edhe me autoritete vendore të Umbrias. Po të mos ishit ju një njeri i tillë me këto status dhe njohje, a do mundte Beqaj të futej në lidhej me autoritetet vendore të Umbrias, apo jo?
Ilir Rrapaj:Nuk mund ta parashikoj, nuk mundem dot të jap një përgjigje konkrete.
-
VIDEO
Rikthehet ‘Kuvendi Popullor’, mazhoraca prezanton buxhetin në komisione dhe ndryshon emërtesën në dokumente! Gështenja: Ju mungon vetëm ylli tek logoja
Deputeti i PD Lefter Gështenja në mbledhjen e sotme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ka ngritur si shqetësim emërtesën në dokumeta të Kuvendit të Shqipërisë në ‘Kuvendi Popullor’. Ai u shpreh se mungon edhe ylli tek logoja.