-
VIDEO
Siguria/ Metaliaj: Shëngjini është kthyer në Guantanamo, Gjadri në burg! Për të mbajtur pushtetin, Rama po zëvendëson qytetarët e Lezhës me afrikanë
Deputetja e PD-së për qarkun e Lezhës, Lindita Metaliaj, ishte e ashpër në Komisionin e Sigurisë ku u diskutua për buxhetin, duke trajtuar problematikat e emergjencës së zjarreve këtë vit, duke kujtuar se Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes kishte dështuar.
Por ligjvënësja demokrate trajtoi edhe çështjen e dy prej bazave ushtarake të njohura në vend, Porti i Shëngjinit dhe baza e Gjadrtd, që sipas saj po kthehen në “Guantanamo të dyta”, në “kampe burgje” për refugjatë afrikanë, ndërkohë që duhet të ishin destinacione turistike.
-
VIDEO
Komisioni i Sigurisë/ Vengu: Do ringremë flotën ajrore, investime në blerje avionësh si për stërvitje pilotësh, ashtu edhe për emergjenca civile
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, teksa iu përgjigj pyetje të ndryshme të deputetëve të pranishëm në Komisionin e Sigurisë për buxhetin e vitit 2025, vuri në dukje se Ministria e Mbrojtjes është e vendosur që të rigjallërojë flotën ajrore dhe ta ringrejë atë në nivele të larta.
“Ne po investojmë edhe në industrinë e aviacionit, për të investuar jo vetëm te helikopterët, por edhe të avionët. Blerja e mjeteve ajrore është prioritet, sikurse edhe ajo e stërvitjes dhe plotësimit me personel, jo vetëm përgatitje e pilotëve të helikopterëve, por edhe të avionëve. Qëllimi është blerja e avionëve që i shërbejnë nevojave për stërvitje, por edhe emergjencave civile që mund të dalin apo dhe nevojave të tjera të vendit dhe ushtrisë”, tha Vengu.
Ai sqaroi se kjo do realizohet duke i dedikuar buxhetin e duhur me hapa të matur, sikurse edhe ajo e emergjencave civile deri në 30 milionë euro për të zgjidhur problematikave të përmbytjeve kryesisht.
Vengu shpjegoi se edhe industria ushtarake e armatimeve, si uzinat, futja e një makinerie të industrisë së prodhimit kërkon një vlerë deri në 50 milionë euro. Ai tha se kjo mund të realizohet edhe nëpërmjet marrëveshjeve me kompani të vendeve partnere. E njëjta linjë mund të ndiqet edhe me flotën detare sipas ministrit, në kuadër të politikës së jashtme dhe të sigurisë.
-
VIDEO
Siguria/ Dogjani: A kemi kapacitete nëse sulmohemi nga Serbia apo Rusia, a kemi avionë e armatime? Naço: Pretendime si të Traktatit të Varshavës
Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, mori fjalën te Komisioni i Sigurisë për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke vënë theksin tek gjendja problematike e ushtrisë shqiptare, duke i kërkuar shpjegime ministrit Pirro Vengu nëse Forcat e Armatosura shqiptare janë në gjendje t’i përgjigjen një agresioni nga vendet jo mike.
Po kështu edhe për situatën e emergjencave civile, duke parë përmbytjet në disa vende të rajonit dhe katastrofat natyrore.
-
VIDEO
Sherr te Siguria, Xhaferraj sulmon Vengun: Një ministër kalama bën ironi, je për SPAK! Kapet dhe me Naçon: Prokurori i komunizmit më përmend Traktatin e Varshavës
Nuk munguan debatet e forta dhe akuzat te Komisioni i Sigurisë ditën e sotme, ku pati shkëmbime verbale mes deputetit të opozitës Ferdinand Xhaferraj dhe ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu e kryetarit Nasip Naço.
Teksa deputeti i PD akuzoi për shpenzime të dyshuara të një pjese të buxhetit dhe fondeve, duke thënë se “keni probleme serioze me një pjesë të mirë të industrisë dhe linjave ushtarake”, ai vuri në dukje se edhe 2% i GDP-së të caktuar nga NATO për Ushtrinë nuk qëndronte.
Xhaferraj vuri në dukje problematikat në industrinë ushtarake, por edhe cilësinë e mësimdhënies dhe teknologjinë ushtarake apo pajisjen me armë të cilësisë së lartë për qëllime mbrojtëse. Gjithashtu theksoi se edhe Emergjencat Civile nuk duhet të jenë nën kompetencën e MM-s
-
VIDEO
Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën, debate në komision! Hasani: Shoqëruan kryeministrin, e kanë detyrim, s'pati flamuj as logo partiake! Tabaku: U sulmua opozita
Debate në Komisionin për Çështjet Europiane lidhur me pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimet e kryeministrit Rama me diasporën.
Kryetarja e Komisionit, deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se ambasadorët kanë marrë pjesë në takime elektorale të Ramës, por për ministrin e Jashtëm takimet e tilla nuk kanë qenë elektorale por për një takim i kryeministrit me diasporën.Tabaku hodhi akuza dhe dyshime të forta se ka përfshirje në 48 raste të ambasadorëve apo trupës diplomatike në takime politike apo fushatë elektorale me kryeministrin, ministra dhe deri në kryetarë bashkie dhe drejtues të Partisë Socialiste, si me deputetin Blendi Klosi.
Kjo solli medhe debate dhe replika të forta në Komision. Tabaku ia drejtoi pyetjen ministrit Igli Hasani, i cili e mohoi dhe deklaroi se ambasadorët dhe trupi diplomatik kanë detyrë të marrin pjesë në takime zyrtare sipas profilit të tyre, të shoqërojnë kryeministrin apo ministrat dhe nuk kanë marrë pjesë në takime politike apo fushatë.
-
VIDEO
'Sterilizimi'/ Biznesmeni Rrapaj nga burgu në Kuvend, dëshmon tek 'Hetimori': Beqajn s'e njoh, me Rjepajn ndaj 'rezidencën'! Vokshi: Pse ju dhanë 40% të dividentit kur ishit prestanome
Biznesmeni i koncesionit të sterilizimit Ilir Rrapaj mohon të ketë pasur miqësi më parë me ish zv/ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, të cilit e njihte nga larg për pozicionin që kishte në qeveri. Ndërkohë njohja e tyre është forcuar pas arrestimit të tyre në gusht 2023.
"Deri në gusht 2023 kisha dijeni se kush ishte dhe çfarë ishte. (Sqarim redaksional, Rrapaj u arrestua me Rjepajn ne gusht 2023). Tani kam 15 muaj që ndaj të njëjtën rezidencë. E tani mund të them që edhe e njoh. Nuk kam pasur asnjë lloj miqësie e asnjë lloj njohe. " tha Rrapaj duke iu përgjigjur pyetjes se Albana Vokshit a e njihte ish zv/ministrin e Shëndetësisë.
Biznesmeni mohon që të ketë pasur njohe edhe me ish ministrin e Shëndetësisë, Beqajn. Sa i takon hapjes së garës për koncesionin e sterilizimit e kishte mësuar nga ortaku i tij Umberto Staccini. E ky i fundit e ka lexuar tek Financial Times.
-
VIDEO
Komisioni i Sigurisë/ Vengu: Buxheti me rritje, kap 2% e vendosur nga NATO! Kampus i ri për ushtrinë, fonde për Emergjencat Civile, po shlyhen edhe 3 uzinat e armëve!
U mbajt sot mbledhja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, ku temë diskutimi ishte shqyrtim në parim i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025” të Ministrisë së Mbrojtjes.
I pranishëm për diskutim dhe raportim ishte vetë ministri, Pirro Vengu, që deklaroi buxheti parashikon kapjen e standardit financiar të NATO-s për kuotën 2% të GDP-së. Po kështu ai njoftoi se ka edhe rritje të buxhetit për ushtrinë në krahasim me vitin e kaluar.
Ministri bëri me dije edhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në uzinat ushtarake të armëve Poliçan, Mjekës dhe Gramsh, nëpërmjet buxhetimit, si për personelin dhe ish-punonjësit, ashtu edhe detyrimeve të tjera.
-
VIDEO
'Sterilizimi'/ Mjeku Artan Lleshi solli raport mjekësor, Xhelal Mziu: T'i shkojmë në spital t'i marrim dëshminë!
Mjeku Artan Lleshi solli një raport mjekësor në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për Sterilizimin duke qenë i pamundur për të dëshmuar.
Sakaq, në fjalën e tij Xhelal Mziu thotë se nëse ai e ka të pamundur të vijë dhe të dëshmojë, atëherë le të shkojë Komisioni tek ai në spital apo në shtëpi kudo që të jetë.
-
VIDEO
'Si u njohët me Edi Ramën?' Ilir Rrapaj: E njoh si shumica e shqiptarëve! U takuam për herë të parë në një aktivitet qeveritar të 2013-ës
Në dëshminë e tij përpara komisionit të Sterilizimit, biznesmeni Ilir Rrapaj iu përgjigj edhe pyetjes nëse e njihte më parë Edi Ramën. Rrapaj tregoi se e njohu në një aktivitet qeveritar të vitit 2013 ku njohu në të njëjtin takim edhe ish ministrin Ilir Beqaj dhe ish zv.ministrin Klodjan Rjepaj.
-
VIDEO
Ilir Rrapaj tek 'Sterilizimi'/ Avokati: Klienti im nuk ka detyrim të thotë vërtetën! Është i pandehur në SPAK! Vokshi: Kemi marrë leje nga organi i akuzës
Biznesmeni Ilir Rrapaj shoqërohet nga Ardian Leka, avokati që ka edhe në SPAK. Fillimisht avokati kërkoi që klienti i tij të jetë përjashtim nga betimi për të thënë të vërtetën pasi është në statusin e të pandehurit në Prokurorinë e Posaçme.
Leka: Jemi të pandehur në SPAK. Ka nisur gjykimi atje. Dëshmia duhet të bëjë përjashtim, se një i pandehur nuk ka detyrim të thotë të vërtetën. Ato që do të thotë këtu lidhen me proces penal. Dua sqarim për përhapjen e informacioneve që ka dosja. Kemi detyrim nga SPAK të mos e bëjmë. Këtu ka media.
Vokshi: Nuk është hera e parë. Kanë ardhur dëshmitarë në të njëjta kushte tek TIMS. Apo edhe ne këtu kemi marrë Klodjan Rrjepajn. Kemi marrë leje nga organi i akuzës.
-
VIDEO
Komisioni hetimor për shëndetësinë, PD kërkon Vilma Nushin të dëshmojë! Plarent Ndreca: S'ka lidhje me check-up-in! Vokshi: S'e mbyllim pa dëgjuar atë e Ramën
Debate në Komisionin hetimor të Shëndetësisë.
Deputetët anëtarë të opozitës kërkojnë dëshminë e Vilma Nushit dhe Edi Ramës por nënkryetari Ndreca refuzon pasi thotë se nuk ka lidhje.
-
VIDEO
Tre italianët refuzuan për herë të tretë dhënien e dëshmisë tek 'Sterilizimi', Vokshi: Do njoftohet policia të sigurojë praninë e tyre në Komision
Kryetarja e Komisionit hetimor të sterilizimit Albana Vokshi në nisje të seancës së sotme ku pritet të dëshmojë dhe biznesmeni fitues i këtij koncesioni Ilir Rrapaj, njoftoi se 3 shtetasit italianë që ishin thirrur sot për të dëshmuar kanë refuzuar thirrjen për të qenë pjesë e këtij komisioni për shkak të angazhimeve personale.
Vokshi thekson se 3 italianët kanë refuzuar për 3 herë pjesëmarrjen e tyre për të dëshmuar. Më tej Vokshi thotë se tani do duhet që të veprojë policia e shtetit që të mundësojë ardhjen e tyre në Komisionin hetimor parlamentar.