Beteja me Ramën, por për të mundur edhe Alibeajn (3 maj 2023)

3 Maj 2023, 17:07

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale, deputeti Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, ka bërë një denoncim, ku tha se në Elbasan është bërë një mbledhje ku u është kërkuar drejtorëve socialistë që të blejnë vota. Noka i cili përmendi edhe emrat e funksionarëve të lartë socialistë, tha se këto persona duhet të mbahen në vëzhgim.