Zgjedhjet e 14 majit, Duka: Vë bast se mazhoranca nuk merr vota si më parë! Vangjeli: Pjesëmarrja e rëndësishme, shumica shkon drejt kutive të votimit

29 Mars 2023, 16:35

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka beson që në zgjedhjet e 14 majit do të ketë rënie të votave për mazhorancën. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga dhe analistin Lorenc Vangjeli, u shpreh se do të jetë numri më i vogël i pjesëmarrësve që shkojnë në kutitë e votimit në krahasim me zgjedhjet e shkuara.