Nëse Basha ‘zgjohet’ për të mos lënë PD jashtë, zgjidhet problemi? Ja si përgjigjet Celibashi

15 Mars 2023, 15:06

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh se nëse Lulzim Basha zgjedh që të firmosë deklaratën solemne edhe në këtë moment që PD është lënë jashtë, atëherë problemi zgjidhet dhe mund të futen në zgjedhjet e 14 majit.

“Për gjykimin tim është i zgjidhur se plotësohen kërkesat që kryetari i PD e nënshkruan deklaratën dhe është tërësisht në përputhje me përcaktimet e kodit zgjedhor”, tha Celibashi