Akuzat e opozitës për kulla në Tiranë, Veliaj: Në total janë 20! Administrata e tyre jepte leje ndërtimi vetëm për 3-4 vetë

2 Shkurt 2023, 22:04 | Përditesimi i fundit: 2023-02-02 22:05:06

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se në tetë vite në Tiranë janë dhënë vetëm 1028 leje ndërtimi, ku vetëm 30 për qind janë godina 4-12 kate dhe pjesa tjetër janë riparime ose punë publike. Në një intervistë për Report TV, Veliaj tha se ndryshe nga administrata e kaluar, që ia jepte lejet e ndërtimit vetëm 3-4 vetave, tani ka një diversitet subjektesh.